KRYEFAQJA » LAJME » Berisha paralajmëron Ramën : Fundi yt është ose burgu ose fataliteti!

Berisha paralajmëron Ramën : Fundi yt është ose burgu ose fataliteti!

Ish kryeministri Sali Berisha apelon për revolucion demokratik për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideron dhunuese të institucionit të votës së lirë, si edhe shkatërrimtare e vendit përmes trafikut të drogës. Ndërsa i sugjeron Ramës të përfitojë këto ditë të cilat i quan të mëshirës, e paralajmëron për fatin e tij politik. “Merri këto ditë, si ditë mëshire që ti nuk e meriton! Duhet ta kesh të qartë se fundi yt është ose burgu ose fataliteti!” tha zoti Berisha mes përkrahësve të tij entuziastë.
Ish Kryeministri Berisha në akuzat e tij për lidhje qeveritare me trafikun e lëndëve narkotike, tha se në dispozicion të mbajtjes së tyre janë ministria e brendshme dhe ajo e mbrojtjes. Sipas tij mbi 100 mijë tonë kanabis nuk janë asgjësuar. “Ku është droga Edi Rama? Ku janë 10 mijë tonë drogë? Keni parë kund të digjet drogë?” pyeti zoti Berisha, duke u përgjigjur: “E tëra është bërë silazh në bunkerë në tynelet dhe magazinat e ushtrisë, policisë dhe rezervave shtetërore”.
Zoti Berisha apeloi që punonjësit e administratës, policisë si edhe të ushtrisë, të mos bien pre e presioneve politike.
Këto deklarata, ish Kryeministri i bëri në ditën e 41-të të protestës, ku depuetët opozitarë për shkak të bojkotit parlamentar, morën fjalën në çadrën e pagëzuar prej tyre si “Çadra e lirisë”.

Sicred