KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Opozita është sulmuar me lëndë kimike, prokuroria të hetojë krimin e shëmtuar!
Berisha: Opozita është sulmuar me lëndë kimike, prokuroria të hetojë krimin e shëmtuar!

Berisha: Opozita është sulmuar me lëndë kimike, prokuroria të hetojë krimin e shëmtuar!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita shqiptare është sulmuar me lëndë kimike toksike, ndërsa ka akuzuar policinë se po mundohet të fshehi autorët e këtij sulmi. Zoti Berisha ju referua ngjarjeve të së shtunës së kaluar kur PD çeli fushtën zgjedhore me një miting para selisë së qeverisë në Tiranë, pas të cilit sipas tij 170 persona morën mjekim në spital, mes tyre edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Në një postim në Fejsbuk zoti Berisha shkruan se “për herë të parë në historinë e vendit opozita shqiptare sulmohet në mitingun e saj me lëndë kimike toksike”.
Duke analizuar ngjarjen ai shprehet se “kemi të bëjmë me një qëndrim të dyshimtë të papranueshëm të qeverisë ndaj këtij sulmi kimik kundër opozitës në mitingun e saj elektoral, për të cilin edhe sot, pas pesë ditësh nuk dihet asgjë për shkakun dhe qeveria refuzon ta cilësojë ashtu siç ishte në të vërtetë”.
ish kreu i PD dhe qeverisë aludin se ngjarja ka ndodhur “…vetëm një jave pas një stërvitje të bërë publike në media”. “Ngjarjet mundet te mos kene asnje lidhje njera me tjetren por e verteta eshte se, qe nga koha e diktatures, nje stervitje publike ne kryeqytet dhe e paraqitur ne media per armet kimike, nuk ishte zhvilluar, sikunder, nje sulm kimik ne nje miting publik ne Shqiperi nuk kishte ndodhur kurre me pare” shkruan zoti Berisha.
Ish kreu i PD dhe qeverisë i konsideron qëndrimet e policisë si përpjekje për të humbur gjurmët e këtij krimi të shëmtuar, ndërsa qytetarëve të lënduar dhe mbarë qytetarëve shqiptarë iu lind e drejta të venë shumë pikpyetje mbi qëndrimin e qeverisë ndaj këtij sulmi kimik ndaj opozitës, të cilin ajo nuk don që të paraqitet si i tillë. “Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin terrorist ndaj opozites, qendrimin e dyshimte te Edi Rames dhe policise, i bej thirrje prokurorise te shtetit te hetoje me perparesi…” shkruan zoti Berisha në Fejsbuk.

Sicred