KRYEFAQJA » LAJME » Berisha në facebook: Një anije shqiptare sekuestrohet nga roja bregdetare libiane!

Berisha në facebook: Një anije shqiptare sekuestrohet nga roja bregdetare libiane!

Ish Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot në rrjetin social Facebook ,se një anije shqiptare është sekuestruar nga rojet bregdetare Libiane. Përmes një informacioni të marrë nga një qytetare, Berisha thekson se anija është me ekuipazh shqiptaro-malazes. Pjestarët e ekuipazhit sipas qytetarit janë në kërcënim për jetën, nëse bien në duart e ndonjëres prej qindra milicive dhe bandave të armatosura Libiane. Ndërkohë që ai ngre shqetësimin për indiferencë të autoriteteve shtetërore shqiptare. Pas këtij denoncimi reagoi Ministria e punëve të Jashtme të Shqipërisë. Përmes një deklarate për mediat theksohet se kjo Ministri ka marrë të gjitha kontaktet e mundshme dhe ka bërë intervenimin tek pala Libiane .”Po e ndjekim intensivisht situatën, po kërkojmë kthimin e tyre “thekson Ministria e Jashtme. Marinarët ndodhen në anije dhe jemi siguruar se nuk kanë asnjë problem shqetësues, bëhet e ditur në këtë deklaratë për mediat nga Ministria e punëve të jashtme.

Sicred