KRYEFAQJA » LAJME » Berisha: Abuzim 2 milion euro në inagurimin e “Sheshit Skënderbej”
Berisha: Abuzim 2 milion euro në inagurimin e "Sheshit Skënderbej"

Berisha: Abuzim 2 milion euro në inagurimin e “Sheshit Skënderbej”

Ndërsa në “Sheshin Skënderbej” vazhdonte koncerti festiv inagural, ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministri Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Veliaj se kanë harxhuar 2 milione euro festime dhe inagurime elektorale në qendër të Tiranës. Sipas zotit Berisha këto janë “…shpenzime të jashtëzakonshme, në dhunim të plotë të ligjit elektoral, të kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
Për ish kryemistrin dhe kreun e PD, projekti i ndërtimit të “Sheshit Skënderbej” ka pësuar një fiasko të madhe pas dhjetra kritikave te eksperteve vendas dhe te huaj. Sipas tij Rama dhe Veliaj “…duan ta paraqesin si sheshin e 70 mije luleve dhe 2200 pemve paçka se te numeruara lulet dhe pemet jane se paku 15 here me pak”. “I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparesi hetimin per kete abuzim korruptiv dhe shkelje madhore te ligjit elektoral dhe kritereve te Kopenhagenit per zgjedhjet e lira!” përftundon statusi i zotit Berisha në Facebook.

Sicred