KRYEFAQJA » LAJME » Berat/Peleshi: Mbështetje për fermerët dhe sipërfaqet e serave

Berat/Peleshi: Mbështetje për fermerët dhe sipërfaqet e serave

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi gjatë vizitës së tij në Qarkun e Beratit, zhvilloi një takim me fermerët e fshatit Drenovicë. Ministri u ka shpjeguar të pranishmëve nevojën e riorganizimit dhe bashkimit në formacione më të mëdha, të cilat janë më të avantazhuara, përsa i përket skemës së mbështetjes. “Në qoftë se nuk keni mundësi të merrni toka me qira dhe të bëni sera, atëherë bashkohuni. Nuk po themi të bashkoheni në koperativë si qëmoti, por bashkohuni secili në token e vet e bëhuni bashkë se kështu keni mundësi të përfitoni më tepër”. Ministri ka qenë i qartë në lidhje me riorganizimet e Drejtorive të Bujqësisë, dhe produkteve të cilave, do t’u jepet përparësi në skemën e mbështetjes financiare, si dhe mënyrës së veprimit për të tregtuar mallin. Duke filluar që nga prodhimi, grumbullimi, ambalazhimi, çertifikimi dhe negociimi me njësitë tregtare. “Ato produkte që janë produkte eksporti apo që mund të zëvëndësojnë importin, që janë konkuruese kanë treguar se janë të suksesshme në treg ato ne duhet ti mbështesim. Çdo fermer duhet ta ketë një pikë kontakti me agronomin për tu këshilluar përgjatë gjithë sezonit”. Ministri Peleshi u shoqërua nga deputetë të Qarkut Berat, përfaqësues të pushtetit vendor dhe zëvendësministri Dhimo Kote.

Sicred