KRYEFAQJA » LAJME » Berat, shumë rrugë të amortizuara brenda qytetit

Berat, shumë rrugë të amortizuara brenda qytetit

Rrugët dytësore nën ujë në Berat, të shkatëruara dhe të lëna në harresë, nuk është investuar prej vitesh. Rrugët mes pallateve dhe rrugicave në qytetin muze të mbrojtur nga UNESCO, janë shumë larg standarteve të një qyteti që synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit. Gjithë gropa, pa trotuare, larg ëndërrës për hapësira publike të gjelbëruara, janë rrugët dytësore në Berat. Rreshjet intensive të ditëve të fundit kanë nxjerr në pah këtë problematikë që sot bën që banorët të ecin mes ujit dhe nesër mes pluhurit. Një rrugë e tillë ku jemi ndalur me kamerën tonë është dhe rruga dytësore e lagjes “30 Vjetori”, ku ndodhen dhe disa institucione të rëndësishme si: drejtoria e policisë së qarkut, një shkollë nëntë vjeçare, zyrat e AKU dhe ato të ADZM-së. Banorë, por dhe punonjës institucinesh kalojnë çdo ditë në këtë rrugë që vetëm emrin ka të tillë. Në të gjithë gjatësinë e saj rruga kryesore, por dhe rrugicat e tjera mes lagjes, janë totalishtë me gropa, që këto ditë me shi janë mbushur gjithë ujë. Drejtuesit e mjeteve i tremben gropave të mëdha që është e pamundur ti dallosh nga uji, ndërsa kalimtarët zgjedhin rrugën si të mundin. Nga ana tjetër burime nga institucioni i bashkisë bëjnë me dije se zyra e projektimeve ka hartuar gati për të gjitha rrugët dytësore të qytetit projekte për ti kthyer ato në hapësira publike të shtruara, ndriçuara dhe gjelbëruara, por që nuk janë vënë në zbatim për shkak të mungesës së fondeve. Dhe deri sa të sigurohen fondet banorët janë të detyruar të ecin në këto rrugë zhytur mes ujit, baltës dhe pluhurit.

Sicred