KRYEFAQJA » LAJME » Berat, rruga e amortizuar izolon pesë fshatra

Berat, rruga e amortizuar izolon pesë fshatra

Fshatrat, Malinat, Zhitom, Qorraj dhe Teman, edhe pse pjesë të rëndësishme të bashkisë së madhe të Beratit, pothuajse janë tërësisht të izoluara. 400 familje vuajnë pasojat e gjendjes së keqe të rrugës. Në pjesën më të madhe të saj me gropa dhe e pasistemuar asnjëherë në vite.
Zona e Bilçës, ku dhe shtrihen njëri pas tjetrit këto fshatra, është një nga më të pasurat në Bashkinë e Beratit për prodhimin e frutave dhe ullinjëve, por vetëm një pjesë e tyre arrijnë me mjaft vështirësi në treg pikërisht si pasojë e gjendjes së rrugës. I vetmi mjet i transportit që qarkullon në këto lokalitete është një mikrobuz, i cili shpesh prishet si pasojë e gropave të mëdha që ndodhen në rrugë dhe banorët detyrohen të ecin në këmbë. E njëjta situatë ka ndodhur dhe këtë fillim jave ku banorët, përfshi dhe nxënësit e shkollave kanë udhëtuar një orë rrugë në këmbë. Mungesa e fondeve nga burime pranë bashkisë, ka bërë që rruga që lidh këto fshatra të ngelet në gjendje të rëndë. Në vitin 2011 votat e banorëve të këtyre fshatrave ishin vendimtare në marrjen e mandatit të kryetarit të ri të Bashkisë së Beratit.

Sicred