KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Berat, nis Festivali Multikulturor

Berat, nis Festivali Multikulturor

Mbrëmjen e së enjtes, nisi në Berat, Edicioni i Katërt i Festivalit Multikulturor. I kthyer në ngjarje të rëndësishme për qytetin, festivali është një arsye më shumë, që Berati të vizitohet këto ditë. Secili mund ta gjejë veten në shumëllojshmërinë e aktiviteteve, që kanë si qëllimin promovimin e qytetit të Beratit, vlerave të trashëgimisë, të kulturës e qytetarisë në mbështetje të zhvillimit të turizmit. “Trashëgimia, fëmijët, koncertet xhaz, kori i vajzave nga Bukureshti, biznese kreatbe, panaire libri, artizanati” janë sipas Juliana Sinanajt Drejtore e Festivalit, disa nga momentet e këtij aktiviteti.
Në hapje të festivalit, pranë Teqes së Helvetive vizitorët kanë mundur të shijojnë interpretimin e Enris Qinamit me muzikë mistike, ndërsa në mjedisit e muzeut “Onufri” është luajtur muzikë klasike.
Edhe këtë vit Festivali Multikulturor në Berat zgjat tre ditë i organizuar nga “Njerëz dhe Ide” me mbështetje të Bashkisë së qytetit dhe një sërë donatorësh.

Sicred