KRYEFAQJA » LAJME » Berat, nis era e dixhitale e transmetimeve televizive

Berat, nis era e dixhitale e transmetimeve televizive

AMA njofton për një hap të rëndësishëm për gjithë mediat audiovizive në Shqipëri, kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale.
Ky hap i rëndësishëm nis sot me 15 gusht me qarkun e Beratit. AMA dhe RTSH në zbatim të ligjit “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, kanë ndërmarrë bashkë këtë proces.
AMA ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.
Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Gusht 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.Kjo do të thotë që asnjë kanal shqiptar nuk do të shihet më si më parë në transmetim analog.
Të gjithë kanalet do të shihen në frekuencat dixhitale, përfshi edhe RTSH. Alokmenti i Beratit është i pari nga ku nis transmetimi dixhitaleve.
Për të përftuar kanalet e platformës së RTSH, deri tani janë 8 kanale dhe ato lokale apo kombëtare që do të mbështeten në platformën e RTSH, duhet që qytetarët që kane televizorë me marrës DVB T2 të inkorporuar, kryesisht televizorë të prodhuar pas vitit 2013, të bëjnë një kerkim automatik, pas të cilit do t’u listohen të gjithë kanalet falas.
Ata që kanë televizorë të vjetër, kanë nevojë për një marrës DVB T2 të jashtëm.
Duhet theksuar se të gjithë kanalet e platformës së RTSH, kanalet e vetë RTSH apo ata që mbështeten në platformen e RTSH, do të shihen falas.
Për të realizuar sa më shpejt dhe sa më mirë këtë proces të kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, RTSH ofron një Shërbim Ndihme 24 orë për çdo problem që do të kenë shikuesit për sinjalin e RTSH. Gjithashtu në Berat do të jetë i pranishëm edhe një grup teknikësh që do të japin ndihmën e tyre në terren. Numri i telefonit është 0693656732.

Sicred