KRYEFAQJA » LAJME » Berat: Mungesa të theksuara mjekësh specialistë

Berat: Mungesa të theksuara mjekësh specialistë

Spitali Rajonal i Beratit, është duke kaluar ditë të vështira, si pasojë e mungesës së mjekëve specialistë. Gati të gjitha specialitetet kanë nevoja për mjeke, por situata është emergjente në shërbimet e kardiologjisë dhe neurologjisë. “Më emergjente është situata për neurolog dhe kardiolog.Ne aktualisht kemi nga një mjek të tillë edhe për faktin që sëmundjet kardiovaskulare zë shumicën e emergjencave” theksoi drejtorja teknike e spitalit rajonal Berat Edlira Shkëmbi. Plot 15 mjekë specialistë në këtë spital kanë mbushur moshën e pensionit, por vazhdojnë të punojnë për shkak të mungesave. “Ne kemi lajmëruar ministrinë për ktë fakt dhe ne kërkojmë sidomos mjekë specialistë neurolog dhe kardiolog”. Sipas ndarjes që ka bërë Ministria e Shëndetësisë spitali i Beratit është nën patronazhimin e spitalit të Traumes.

Sicred