KRYEFAQJA » LAJME » Berat, moti me rreshje shkakton rrëshqitje gurësh
Berat, moti me rreshje shkakton rrëshqitje gurësh

Berat, moti me rreshje shkakton rrëshqitje gurësh

Ndërsa pjesa më e madhe e vendit është përfishrë nga reshje bore, temperatura të ulëta e ngrica, jo pak probleme po shkaktojne dhe reshjet e shiut. Prej 24 orësh ato kanë qenë me intensitet të lartë në të gjithë qarkun e Beratit, dhe kanë shkaktuar probleme në rrugët nacionale Berat-Poliçan e Berat-Skrapar. Në të gjithë gjatësinë e rrugës kanë rrëshkitur nga faqja kodrinore masive të mëdhenj e të vegjël gurësh, duke bllokuar për disa minuta njërin krah të saj dhe duke vështirësuar mjaft qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Disa drejtues mjetesh e përshkruajnë situatën si shumë të keqe. “Është me rrezik, por e kalojme me veshtirësi, çfarë të bëjmë?” thotë një prej tyre. “Hajdeni në atë rrugë ku kalojmë ne, askush nuk vjen të na shikojë” shton një tjetër drejtues mjeti.
Ky fenomen është i zakonshëm në këto akse rrugore, sidomos në mot me reshje. Pastrimi i rrugës , është ndërhyrje sa për të kaluar, ndërsa rreziku për jetën mbetet prezent. Ndërsa apelit të përdoruesve të rrugeve për izolimin e faqes shkëmbore me mbajtëse prej rrjete hekuri prej vitesh askush nuk po u pergjigjet.

Sicred