KRYEFAQJA » LAJME » Berat, dy shkolla nevojë emergjente për rikonstruksion

Berat, dy shkolla nevojë emergjente për rikonstruksion

Shkolla e mesme e përgjithshme “Babë Dudë Karbunara” dhe shkolla 9-vjeçare “22 Tetori”, që ndodhen në qendër të qytetit te Beratit, kanë nevojë emergjente për rikonstruksion. Pas komunitetit të këtyre shkollave ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë, i cili, pranon gjëndjen dhe thotë se institucioni i tij nuk e përballon dot rikonstruksionin e tyre dhe prej nje viti e gjysëm, projektin e tyre, ia kanë dërguar Ministrisë së Arsimit.

Këtë vit që po lëmë pas, Bashkia Berat financoi 60 milionë lekë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “1Maji”, një tjetër shkollë në qëndër të qytetit, ndërsa shkolla 9-vjeçare “Uznovë”, po rikonstruktohet nga TAP.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com