KRYEFAQJA » LAJME » Berat, do të rehabilitohet rrjeti i ujit të pijshëm

Berat, do të rehabilitohet rrjeti i ujit të pijshëm

Investimet në infrastrukturë, ujin e pijshëm dhe në fushën e bujqësisë, janë investimet kryesore të realizuara në vitin 2016-të në Bashkinë Berat. Veç përfundimit të pedonales së qytetit, punime të nisura prej dy vjetësh, kryetari i bashkisë Petrit Sinaj duke folur për RTSH thotë se “Një projekt madhor që kishte më shumë se 30 vjet që i mungonte Beratit, është lidhja me ujin e Bogoves”.

Ndërsa në fushën e bujqësisë ai thotë se : “Kemi bërë një projekt nga më të mëdhenj në 20 në njësinë administrative Velabisht: sistemi i vaditjes krejt i ri prej 700 milionë lekë, bashkëfinancim i Ministrisë së Bujqësisë me Bashkinë Berat. Rreth 300 ha futen në sistemin e ujitjes” thotë zoti Sinaj.

Për vitin 2017-të Kreu i Bashkiasë së Beratit veçon investimet në sistemin e ujit të pijshëm: “Në mbi 70 % të territorit të Bashkisë së Beratit do jetë një sistem i ri, i rinovuar 100 %, kjo me një kredi që KFV-ja i ka dhënë qeverisë shqiptare, por që e paguan Bashkia e Beratit” tha kryetari i Petrit Sinaj.

Jashtë vëmendjes në qytetin e njohur nga UNESKO nuk mbeten dhe ndërhyrjet në fushën e turizmit.