KRYEFAQJA » LAJME » Berat, burg për vrasjen e bashkëfshatarit

Berat, burg për vrasjen e bashkëfshatarit

Në gjendje tepër të rënduar emocionale, me lotë në sy dhe me shenja pendese 58 vjeçari Fatmir Cenaj, mbërriti mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Berat, ku dhe u njoh me masën e vlerësimit. Ka qënë kryetarja e trupit gjykues Lutfije Çelaj, e cila pasi dëgjoi organin e akuzës përfaqësuar nga Tasim Puci, cilësoi si të ligjshëm arrestimin e 58 vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën me “arrest në burg” për veprën penale të “vrajes me paramendim” dhe “arrëmbajtje pa leje”.  58 vjeçari, banor i fshatit Rehovë në Poliçan akuzohet si autor i ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë, ku mbeti i vrarë Jonuz Banaj, ish kryeplak i fshatit. Gjatë seancës së sotme, autori i dyshuar mësohet se ka pranuar krimin, duke kërkuar madje falje për ngjarjen. Burime nga brenda sencës bënë me dije se autori i dyshuar i është drejtuar trupit gjykues me vetëm pak fjalë, “ju lutem kërkojini falje nga ana ime dy fëmijëve të Jonuzit”.  Ngjarja për të cilën akuzohet 58 vjeçari ndodhi në fshatin Rehovë, ku mes dy bashkëfshatërve ndodhi një grindje për shkak të një konflikti të vjetër prone dhe në grindje e sipër 58 vjeçari e qëllon Banaj me armë zjarri automatike. I plagosuri dërgohet drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku dhe ndëron jetë disa orë më pas, ndërkohë që ndaj autorit të dyshuar Gjykata e Beratit vendosi sot masën e sigurisë me “burg pa afat”.

Sicred