KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Berat: Banesat muzeale të kategorisë së parë së shpejti të identifikueshme

Berat: Banesat muzeale të kategorisë së parë së shpejti të identifikueshme

Banesat muzeale të kategorisë së parë në qytetin e Beratit do të jenë lehtësisht të verifikueshme nga vizitorët, kjo në saj të nismës më të fundit që ka ndërmarrë Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në këtë qytet për të emërtuar me tabela çdo banesë muze. “Janë 16 objekte në Goricë, janë 20 objekte në kala dhe 18 objekte në lagjen Mangalem të cilat do të emërtohen dhe identifikohen me kto tabela informuese dhe edukative”. Puna ka filluar në tre lagjet simbol të qytetit, ku specialistët po punojnë për ti emërtuar si “Monument kulture. Mbrohet nga shteti”. “Një nisem tjetër nga specialistët e sektorit të artit është dhe rifreskimi, rimodelimi dhe rinxjerrja e e këtyre tabelave informuese dhe edukative të monumenteve që gëzojnë statusin Monumente Kulture të Kategorisë I”. Tabelat po pregatiten pranë Laboratorit të Restaurimit të kësaj drejtorie dhe po vendosen në portat e shtëpive muze për tu identifikuar si objekte me vlerë nga vizitorët, por dhe për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit të banorëve për vlerat që ato mbartin.

Sicred