KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Berat; Artizanët më të njohur të vendit
Berat, Artizanët më të njohur të vendit, vendi, kulture

Berat; Artizanët më të njohur të vendit

Artizanët më të njohur të vendit, të cilët mbajnë në jetë traditat nëpërmjet krijimeve janë bashkuar në një panair në qytetin e UNESCO-s, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të dytë dhe synon të kthehet në një traditë. Krijimet e trashëguara në breza dhe që vijnë deri në ditët e sotme fal pasionit të njerëzve që punojnë me to u prezantuan në qendër të Beratit. Ndërsa, Dritan Onjea një mjeshtër krijues nga Saranda ka sjell në Berat guaskat dhe perlat e detit duke krjiuar me to bizhu të çastit. Për ideatoren dhe realizuesen e këtij panairi prezantimi i vlerave më të mira të trashëguara në breza tërheq vëmendjen e vizitorëve. Punimet në dru, gur, argjendari, qendistari, e nw materiale tw tjera, janë bashkuar me produktet e zonës së Beratit si glikotë, erëzat dhe mjalti, në panairin e hapur nga Qendra e Artizanit ” Margarita”. Tendat e panairit vendosura në qendër të qytetit kanë tërhequr vëmendjen e banorëve, veçanërisht të vizitorëve që në këtë periudhë janë të shumtë në këtë qytet.

 

Sicred