KRYEFAQJA » LAJME » Berat: Arrestime për korrupsion e falsifikime
korrupsion, berat, falsifikime, arrestime, policia e shtetit

Berat: Arrestime për korrupsion e falsifikime

Tre punonjës të Degës së Kontrollit Teknik të Automjeteve në Berat, janë arrestuar nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, me akuzën e korrupsionit pasiv në Sektorin privat dhe “Falsifikim të vulave, stampave e formularëve”. Shtetasit: A.D,59-vjeç, H.Sh,62-vjeç dhe D.K,28-vjeç,dy të parët banues në Berat dhe i treti banues në Urë-Vjagurore u arrestuan menjëherë pas vendimit të Gjykates se Shkallës së Parë Berat,e cila më date 26 Janar 2017, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të sipërpërmendura. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar edhe një punonjës policie, që dyshohet të jetë i implikuar ne aferrat korruptive në Pikën e Kontrollit Teknik të Automjeteve. Zaçe Kajo,44-vjeç,me detyrë “punonjës policie” në Komisariatin e Policisë Skrapar, akuzohet për “Shpërdorim Detyre”, “Përkrahje e Autorit të Krimit” dhe “Ushtrim i Ndikimit të Paligjshëm”.

Sicred