KRYEFAQJA » LAJME » Berat; Ambasadori Japonez viziton qytetin turistik
Berat, Ambasadori Japonez, viziton, qytetin turistik

Berat; Ambasadori Japonez viziton qytetin turistik

Rritja e promocionit turistik dhe asistencë për përballimin e fatkeqësive natyore ambasadori Japonez në Berat. Kompani japoneze në fushën e turizmit po i kushtojne vëmendje promocionit turistik të qytetit të Beratit. dhe kjo ka bërë që të shtohet interesi vizitorëve japonezë për këtë qytet.  Për të njohur më nga afër qytetin e Beratit dhe për të diskutuar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit me prioritet turizmin Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, ka vizituar qytetin e një mbi një dritareve, kualifikuar së fundmi ndër 30 qytetet më të bukura të Europës. Ambasadori eshte pritur nga nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj, me te cilin ka diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me prioritet turizmin historik dhe kulturor. Ndërsa, Ambasadori Japonez u shpreh rreth mundësisë së bashkëpunimit për të ofruar asistencë dhe ndihmë për bashkinë nga qeveria Japozene nëpërmjet një agjensie veçanërisht në rastet e përballimit të fatkeqësive natyrore në këtë qytet siç janë përmbytjet dhe zjarret.

Sicred