KRYEFAQJA » LAJME » Berat: 350 familje skualifikohen nga ndihma ekonomike

Berat: 350 familje skualifikohen nga ndihma ekonomike

Nga 1.786 familje përfituese të ndihmës ekonomike në vitin 2017-të në Qarkun e Beratit, këtë vit janë kualifikuar vetëm 1434 ose 350 familje më pak. Të ndodhur para faktit, një pjesë e mirë e tyre, kërkojnë rivlerësim të situates së tyre. Mirela Buhuri, Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror në Berat, sqaron se ata do kenë mundësi trajtimi nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%, ose me fonde të buxhetit vendor. “Të gjithë ato familje që kanë aplikuar në sistem dhe nuk janë shpallur fituese për shkak të pikëzimit do të trajtohen rast pas rasti nga administratorët social të Bashkisë së Beratit dhe do ti çojnë për propozim këshillit bashkiak për të përfituar nga fondi 6% i ndihmës ekonomike. Gjithashtu mund të përfitojnë nga fondet vendore që ka për familjet në nevojë vet Bashkia e Beratit”. Në bazë të Ligjit 9355 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” VKM nr 904, datë 12.12.2012 “ Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave dhe dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike” familjet të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës. Për familjet në Berat është data 10 shkurt, e sërish nëse nuk klasifikohen përfitues kanë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë. Ankimimi bëhet me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila është e detyruar të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Ndërsa pas ezaurimit të ankimimit te njësia vendore, ka të drejtë të ankimojë te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe në gjykatë.

Sicred