KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: Shqipëria, pikë referimi për neuroshkencat në rajon
ilir beqaj, ministri i shendetesise, rajon, neuroshkencat,.jpg

Beqaj: Shqipëria, pikë referimi për neuroshkencat në rajon

Kongresi i parë i Neuroshkencave, i cili po mbahet prej dy ditësh në Tiranë, ka mbledhur profesionistët më të spikatur neurologë, neurokirurgë, psikiatër, radiologë dhe infermierë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Në fjalën e tij përshëndetëse Ministri i Shendetësisë vlerësoi se për këto grup sëmundjesh me barrë të konsiderueshme, ndërgjegjësimi i popullatës është ende i ulët.

“Edhe pse duhet të pranojmë që shkenca ka përparuar dhe niveli i diagnostikimit, i trajtimit të sëmundjeve nervore është rritur ndjeshëm në botë, por edhe në Shqipëri. Ajo që ndoshta nuk është ende luftuar siç duhet është në shoqëri. Domethënë, nëse pjesa mjekësore në vlerësimin tim personal ka avancuar, pesha e ndërgjegjësimit të shoqërisë është ende në nivele të ulëta.”

Ndërkohë kolona e rehabilitimit, do të marrë fokus të veçante me ngritjen e 7 qëndrave, pjesë e rrjetit kombëtar.

“Besoj se vitin e ardhshëm, si pjesë e një programi shumë të madh investimesh publike të financuara këto ditë edhe nga qeveria për të patur investime serioze në infrastrukturë rrugore dhe sociale, do të fillojmë punën për ngritjen e një rrjeti kombëtar, në vlerësimin tonë paraprak me rreth 7 qendra rehabilitimi në spitalet tona, në mënyrë që edhe në rehabilitim të mund të përmirësojmë atë që ofrojmë bashkëqytetarëve tanë.”

Gjithashtu me shumë vëmendje është premtuar në përmiresimin e rrjetit laboratorik në shërbimet mjekësore të të gjitha niveleve.

“Po në këtë linjë, unë besoj se vitin e ardhshëm ne do të bëjmë një hop cilësor edhe në përmirësimin e shërbimit laboratorik në spitalet tona”, përfundoi Ministri Beqaj.