KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: Nga 1 marsi fillojnë shpërblimet për mjekët

Beqaj: Nga 1 marsi fillojnë shpërblimet për mjekët

Largimi i mjekëve nga Shqipëria përbën një shqetësim real për ministrin e shëndetësisë. Në një intervistë ministri Ilir Beqaj thotë se kjo prirje lidhet me atë që angazhimet dhe investimet në sistemin shëndetësor ende nuk janë përceptuar dhe ndier tek mjekët. Gjithsesi sipas ministrit masat financiare që do të fillojnë për mjekët nga 1 Marsi do të lidhen drejtpërdrejt me mirëqënien e tyre. “Në datën 1 Mars fillon rritja e pagave me 10% e të gjithë mjekëve, do të kemi dyfishim të shpërblimit të mjekut të rojes, do të kemi dhe rritje me 25% për vështirësitë për ata që punojnë në urgjencë dhe reanimacion apo në sektorë ku përballja me situata të rënda shëndetësore është me e madhe e për pasojë edhe përballja me shqetësimin apo edhe zemërimin e familjarëve është më e madhe” tha ministri Beqaj.

Këto masa çojnë në shpërblime financiare relativisht të mira edhe mjekët që pranojnë të lënë Tiranën për specialitetet që mungojnë në rrethe. “ Nëse do të marrin inisiativën e para 1 viti e gjysëm që pak është përkrahur deri më tani, që japin 1 milion lekë shtesë për të shkuar larg, edhe me këto shtesa, një mjek që do të ike dhe të lërë Tiranën, në specialitet, do të shpërblehet 2 milion lekë të vjetra në muaj” theksoi Beqaj.

Shifra e largimit të Mjekëve nga shqipëria së bashku me daljet e tyre në pension, po shkon drejt barazimit me ata që diplomohen në një vit. Ekpertët dhe drejtuesit e urdhrave profesinale kanë ngriur alarmin për masa të shpejta parandaluese ndaj këtij fenomeni.

Sicred