KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: 185 milionë Euro, për rikonstruksionin e reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat

Beqaj: 185 milionë Euro, për rikonstruksionin e reanimacionit në Spitalin Rajonal Berat

Spitali rajonal i Beratit duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm,do të ketë gati një sallë tërësisht moderne të reanimacionit. Punimet janë drejt fundit ku ka përfundur faza e rikonstruksionit, ndërsa pritet edhe instalimi i pajisjeve mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, pa nga afër ecurinë e punimeve duke theksuar se pas vitit të ri, ky shërbim i ri modern dhe jetik për pacientët, do të jetë tërësisht funksional. Gjithashtu, z. Beqaj bëri të ditur se me politikën e re të pagave, duke nisur nga vitit i ardhshëm, mjekët dhe infermierët që punojnë në shërbimet e reanimacioneve në të gjithë vendin dhe në urgjencë, do të marrin edhe një shtesë vështirësie prej 25%. Sipas kreut të shëndetësisë, janë rreth 185 milionë lekë që janë investuar për ndërtimin edhe për pajisjet, teksa theksoi se, “do të kemi 6 njësi reanimacioni dhe me mundësinë për të shkuar deri në 8, me kushte normale me pajisje të domosdoshme mjekësore, pajisje të reja për funksionimin e reanimacionit në mënyrë që shërbimi që do të shtohet në spital, qoftë në Kirurgji apo në specialitete të tjera, të mund ti përgjigjemi siç duhet në reanimacion, qytetarët ti shërbejmë këtu në Berat, pa qenë nevoja që në mënyrë të tepërt të ngarkojmë edhe Tiranën”.

Ndërkohë, i vetëdijshëm për mundësitë ende të kufizuara të burimeve njerëzore për një shërbim jetik dhe kaq të domosdoshëm për shërbimit spitalor në rang vendi, kreu i shëndetësisë u shpreh se,”është dhe momenti për të ndarë me të gjithë ata që shërbejnë në reanimacion në të gjithë Shqipërinë edhe mesazhin që me politikat e reja të pagave të vitit të ardhshëm përveç rritjes 10% për këdo që punon në shëndetësi, përveç dyfishimit të shërbimit të rojes, personeli mjekësor, pra mjekët dhe infermierët që punojnë në reanimacione dhe në urgjenca, do të marrin dhe një shtesë vështirësie prej 25%”. Në mjediset e shërbimit të reanimacionit të ri pranë spitalit rajonal të Beratit do të jenë në shërbim të pacientëve, nëntë infermierë, një kryeinfermier, si dhe tre mjekë.

Sicred