KRYEFAQJA » LAJME » Beqaj: 1200 pacientë përfitojnë falas proteza ortopedike gjatë 2017-ës

Beqaj: 1200 pacientë përfitojnë falas proteza ortopedike gjatë 2017-ës

Pas spitalit të Traumës, tani edhe spitali rajonal i Vlorës mund të ofroje për pacientët e tij proteza ortopedike falas. Shërbimi është përfituar deri më tani nga 15 pacientë në nevojë dhe sipas ministrit të shëndetësisë falë një rialokimi prej 80 milion lekësh për buxhetin e këtij spitali, u bë e mundur edhe ulja e fluksit të kërkesës së Tiranës për këto materiale mjeksore.

“Të paktën, 1200 vetë do të mund të marrin këtë shërbim, dhe kjo ka shumë të mira për pacientët, për mjekët, por edhe ne na lehtëson pak mbingarkesën në Tiranë. Se ne filluam të ofrojmë proteza në Tiranë në shtator, dhe direkt u rrit presioni ndaj këtyre, ma nis në Tiranë se atje është pa lekë pse ma mban këtu? Kështu që prandaj reaguam, që filluam që në fund të dhjetorit në fakt që të furnizonim edhe me protezat në mënyrë që të mund ti shërbejmë njerëzve. Të paktën, unë besoj që 1200 vetë këtë vit do të mund ta marrin këtë lloj shërbimi i cili ofrohet për këdo që ka nevojë”, nënvizoi z. Beqaj.

Ortopedi z.Genci Mersini thotë se ecuria e pacientëve që kanë vendosur protezë është e mirë dhe ky është një lehtësim për të gjitha palët. “Me ardhjen e këtij materiali këto operacione janë të përballueshme totalisht në spitalin e Vlorës dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe që i jepet pacientëve dhe neve njëkohësisht për të realizuar shërbimin karshi pacientëve”, shprehet Mersini .

Pacientët e Vlorës që kanë nevojë për protezë tashmë mund të shmangin udhëtimet drejtë Tiranës apo në Ohër por edhe duke kursyer deri në 4 mijë euro nga të ardhurat e tyre .

Sicred