KRYEFAQJA » LAJME » Beograd, Vuçiçi pret Erdoganin
Beograd, Vuçiçi pret Erdoganin

Beograd, Vuçiçi pret Erdoganin

Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan ka filluar sot një vizitë zyrtare dyditore në Beograd, ku u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç.
Axhenda e bisedimeve të presidentit turk me autoritetet e larta serbe është e përqëndruar tek ekonomia dhe tregtia. Një projekt i gazit natyror dhe një autostradë mes Beogradit dhe Sarajevës janë mes temave të diskutimit të zyrtarëve serbë me delegacionin e zoti Erdogan, në të cilin bëjnë pjesë tetë ministra dhe 185 përfaqësues të biznesit.
Pritet që gjatë vizitës së tij, presidenti Erdogan të kërkojë edhe mbylljen e organizatave joqeveritare të cilat mendohet se kanë lidhje me klerikun Fetullah Gylen. Ankaraja e akuzon Gylen për grushtin e dështuar të shtetit të vitit të shkuar, një akuzë kjo që mohohet nga kleriku, i cili jeton në azil në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë nesër, zoti Erdogan pritet të vizitojë edhe Sanxhakun e Pazarit të Ri, ku jeton një popullsi me shumicë muslimane.

Sicred