KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Beograd; Vuçiç presidenti i ri
Beograd, Vuçiç, shpallet presidenti i ri, president i serbise

Beograd; Vuçiç presidenti i ri

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçic është betuar solemnisht në Kuvendin serb, për mandatin e ri që do ta ushtrojë për pesë vite. Ai është betuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe ligjeve përkatëse duke mos harruar pa përmendur edhe Kosovën që e sheh si pjesë të vendit”“Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj si dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave”, u shpreh Vuçiç. 47-vjecari i cili deri më tani ka mbajtur postin e kryeministrit zëvendëson Tomislav Nikolic. Pak para se Vucic të betohej, në qendër të Beogradit u shënuan edhe disa përplasje mes mbështetësve të tij dhe kundërshtarëve por që u sheshuan nga autoritetet para se të mbërrinin në godinën e Parlamentit.Fitorja e Vucic në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqej nga Vuçic, fitoi zgjedhjet parlamentare.Vuçic ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidenca në Serbi është një post ceremonial, po besohet se Vucic do të vijojë të ushtrojë ndikimn e tij në politikën e vendit edhe pse do të jetë pak në prapaskenë.Madje disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

Sicred