KRYEFAQJA » LAJME » Beograd, vritet avokati i Milosheviçit
Beograd, vritet avokati i Milosheviçit

Beograd, vritet avokati i Milosheviçit

Është qëlluar për vdekje Dragoslav Ognjanoviç, avokati i cili mbrotji ish liderin serb Sllobodan Milosheviç gjatë gjyqit të tij për krime lufte. Ognjanoviç, 57 vjec, u vra mbrëmjen e së shtunës jashtë pallatit ku ndodhej apartamenti i tij në Beograd. Me të ishte edhe djali i tij 26 vjecar, i cili ka mbetur i plagosur nga sulmi. Zoti Ognjanoviç ishte pjesë e skuadrës ligjroe që mbrojti Milosheviçin gjatë gjyqit të tij në Gjykatën e Hagës në fillim të viteve 2000.
Ish presidenti i Serbisë u arrestua në vitin 2001 dhe dërgua në gjykatën e OKB-së për krime lufte mbi bazën e akuzave për genocid dhe krimeve të tjera të luftës. Por në vitin 2006, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij para se gjyqi të përfundonte.
Në një deklaratë për mediat, kreu i shoqatës serbe të avokatëve tha se goditja e zonit Ognjanoviç ishte një sulm ndaj të gjithë avokatëve. “Do të ushtrojmë presion maksimal ndaj autoriteteve përkatëse të shtetit për të gjetur autorët e këtij krimi” u shpreh ai.
Ognjanoviç gjithashtu ka qenë avokat mbrojtës në një sërë çështjesh mafioze të profilit të lartë në Serbi dhe Mal të Zi. Ndërkohë sipas rrjetit BBC, një numër anëtarësh rrjetesh serbe dhe malazeze të krimit të organizuar janë vrarë në Beograd gjatë viteve të fundit. Policia thotë se vrasjen janë pjesë e një lufte bandash për tregun e substancave të paligjshme narkotike.

Sicred