KRYEFAQJA » LAJME » Beograd, Brnabiç merr pjesë në “Gay Pride”

Beograd, Brnabiç merr pjesë në “Gay Pride”

Kryeministrja e Serbisë është bërë kreu i parë i një qeverie në Ballkan, që merr pjesë në marshimin “Gay Pride”. Ana Brnabiç, veçse femra e parë, është edhe personi i parë gay që drejton Serbinë.
Pjesëmarrja e Brnabiç në një marshim gay, është një mesazh mjaft i fortë, në një vend ku evenimente të tilla kanë krijuar probleme dhe jo gjithnjë janë zhvilluar. 7 vjet më parë, mbi 100 njerëz u plagosën, kur një grup protestuesish anti-gay sulmuan marshimin në Beograd. Për vite me radhë që atëherë, autoritetet nuk lejonim më marshime të tilla, deri në 2014-n, kur u deshën forcat speciale dhe makinat e blinduara për të garantuar sigurinë e marshimit “Gay Pride”. Vetë Brnabiç është përpjekur ta largojë vëmendjen nga orientimi i saj seksual, duke thënë se kjo nuk ka rëndësi. Gjatë marshimit ajo deklaroi për gazetarët se Serbia i respekton ndryshimet dhe tha se pjesëmarrja e saj tregon se qeveria serbe është këtu për të gjithë qytetarët e saj.

Sicred