KRYEFAQJA » LAJME » Bennett: Propaganda më e mirë është e vërteta

Bennett: Propaganda më e mirë është e vërteta

Drejtoresha e Përgjithshme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se edhe në kushtet e cunamit të informacionit e vërteta vazhdon të mbetet propaganda më e mirë. Znj. Bennett pohoi se gazetaria po kalon kohë të vështira sa i përket lirisë së medias, në Ballkan, ashtu si edhe në të gjithë globin.

“Shoh probleme me lirinë e shtypit në këto 5 vende, por shoh edhe pak shpresë. Dhe shoh gazetarë të rinj që përpiqen, lexojnë, mësojnë dhe përpiqen të zgjerojnë hapësirën e lirisë së medias”- I tha znj. Bennett gazetarit Lutfi Dervishi.
Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Zërit të Amerikës, një ndër betejat e gazetarisë së vërtetë është edhe ajo me fakenews/lajmet fallco dhe post-truth/përtej së vërtetës.
“E di që nuk është e lehtë për ta fituar këtë betejë, por nuk dua që njerëzit të përdorin termin fakenews. Sepse në momentin që t’i thua fakenews, ke hedhur një premisë. Nëse është fake/fallco, atëherë nuk ka si të jetë lajm. Lajm është ajo që është e bazuar mbi një fakt, jo ajo çfarë ti perception apo ajo që ti mendon se është fakt.”- u shpreh znj. Bennett në RTSH 1.
“Gjëja e parë që duhet bërë është që nuk duhet pranuar një gjë e tillë si post truth (përtej së vërtetës). Nuk ka gjëra përtej së vërtetës”- tha Drejtoresha e Përgjithshme e Zërit të Amerikës.
Znj. Bennet e sheh përparimin e teknologjisë, e sidomos internetit sa si kërcënim për punën e gazetarëve, por edhe si një mjet në shërbim të tyre.
“Tani shohim që interneti dhe cunami i informacionit janë kërcënim për punën tonë, por në anën tjetër është edhe një ndihmë më e madhe sepse ne tani tek Zëri i Amerikës mund t’i arrijmë audiencat shumë më lehtë me mjetet që kemi në dispozicion. Pra, është kërcënim, por në anën tjetër interneti është edhe instrument.”

Zëri i Amerikës ka një audiencë të konsiderueshme në Shqipëri e Kosovë, mbi 60 %, cka drejtoresha e përgjithshmme e këtij institucioni mediatik e argumenton me besimin historik të shqiptarëve ndaj kësaj medie.

Sicred