KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bennett në “Përballë”: Propaganda më e mirë është e vërteta !
Bennett në "Përballë": Propaganda më e mirë është e vërteta !

Bennett në “Përballë”: Propaganda më e mirë është e vërteta !

Në emisionin “Përballë” gazetari Lutfi Dervishi ka të premten në mbrëmje një të ftuar të veçantë. Ajo është drejtoresha e përgjithshme e “Zërit të Amerikës”, zonja Amanda Bennett. Fituese e çmimit Pulitzer, gazetare investigative, editore dhe aktiviste e njohur, zonja Bennett ndodhet në Shqipëri, si pjesë e një turi në 5 vende të rajonit. Televizioni Publik është një prej 2500 stacioneve partnerë që transmeton programet në shqip të Zërit të Amerikës. Biseda me të përqëndrohet në lirinë e medias, sfidat dhe rëndësinë e saj për një shoqëri demokratike.
“Përballë” vjen për ju në ora 20.35 në RTSH.

Sicred