KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Belshi, pjesë e projekteve të BE-së
Belshi, pjesë e projekteve të BE-së

Belshi, pjesë e projekteve të BE-së

Belshi dhe 85 liqenet e Dumresë, kanë tërhequr dhe vëmendjen e delegacionit të BE-së në vendin tonë. Ndaj dhe projektet e zhvillimit në mjedis e turizëm kanë gjetur dhe mbështetje financiare të këtij organizmi.  Olga Guerrero, koordinatore e projekteve të Bashkimit Europian, shprehet me këto fjalë: “ Bashkimi Europian po mbështet resurset e ujit në Shqipëri. Ne kemi bërë shumë mendoj e po përpiqemi që secili të ketë ujë të sigurt. Po kështu, në të njëjtën kohë po mbështesim turizmin, resurset natyrore dhe kulturore dhe këtu në Belsh, është një shembull i shkëlqyer që mund të ndiqet nga të gjithë ne.” Sot në Belsh, në kuadër të ditës botërore të ujit u organizua aktiviteti “ të ruajmë pasuritë tona natyrore” në kuadër të ditës botërore të ujit. Blendi Klosi,  Ministër i Turizmit Dhe Mjedisit, tha se: ” Me investimet që po bëhen nga BE, mund të arrijmë të bëjmë ndryshime të mëdha dhe njëkohësisht shumë të rëndësishme për banorët e zonave të ndryshme që e kanë vuajtur problemin e ujit vazhdimisht. Kjo sepse, me mbështetjen e BE-së, na jepet akses në burime të fuqishme ekonomike.”

Sicred