KRYEFAQJA » LAJME » Belshi, një destinacion i ri i turizmit shqiptar

Belshi, një destinacion i ri i turizmit shqiptar

Zona e Dumres me 85 liqenet e saj në qarkun e Elbasanit e në veçanti qyteza turistike e Belshit, ofrojnë burime të mahnitshme turistike. Liqeni i Belshit në qendër të saj të ofron bukuri të rralle natyrore.
Për ta bërë sa me efikase dhe funksionale si pikë turistike, qeveria shqiptare në kuadër të projektit “Ansambli i rilindjes urbane Belsh”, ka akorduar deri tani mbi 250 milionë lekë të reja. “As në ëndërr nuk e kemi parë” thotë një banor. Ndërsa një tjetër shton se investimet i kanë ndryshuar pamjen dhe jetën e qytetit. Qytezën turistike të Belshit gjatë sezonit veror e kane vizituar mbi 10 mijë vizitorë ditorë vendas dhe turistë të huaj.

Sicred