KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjikë: Ekzekutori i policëve kishte vrarë dikë një natë më parë

Belgjikë: Ekzekutori i policëve kishte vrarë dikë një natë më parë

Personi, i cili të martën qëlloi për vdekje dy efektivë dhe një civil në qytetin belg të Liezhit kishte vrarë dikë edhe natën që parapriu sulmin. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm belg. Jan Jambon tha se agresori, i identifikuar si Benjamin Herman, kishte vrarë një ish-të burgosur, të cilin e kishte takuar pas hekurave. Sipas ministrit, autoritetet po punonin për të përcaktuar një motiv. Media belge RTBF tha se autori i krimit kishte siguruar të hënën lirinë e përkohshme nga burgu, ku vuante dënimin lidhur me akuza për drogë. Mendohet se mund të jetë radikalizuar në burg. “Ka sinjale se mund të jetë radikalizuar në qeli, por a është radikalizimi që e çoi të kryente këto akte”, deklaroi Jambon për radion RTL, duke sugjeruar se ndikim mund të kenë pasur edhe gjendja e rënduar psikologjike ose ndikimi i lëndëve narkotike. Sulmi që riktheu hijen e sulmeve terroriste në Belgjikë, ndodhi paraditen e se të martës pranë një kafeneje në qendre të qytetit.

Sicred