KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm terrorist në Belgjikë, dy policë qëllohen për vdekje

Sulm terrorist në Belgjikë, dy policë qëllohen për vdekje

Një person i armatosur vrau dy policë sot në mëngjes në Liezh, në lindje të Belgjikës, para se të vritej nga forcat e sigurisë, theksoi prokuroria e qytetit duke konfirmuar informacionet e shtypit. Sipas disa mediave belge, edhe një kalimtar ishte vrarë nga të shtënat. Catherine Collignon, zëdhënëse e prokurorisë, njoftoi për dy të plagosur dhe për më shumë se dy policë të vrarë. “Rrethanat janë ende të paqarta”, nënvizoi ajo, ndërkohë që policia e qytetit njoftoi në rrjetin social “Facebook” se kishte ndodhur një pengmarrje. Motivet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende, por sipas dëshmitarëve pasi qëlloi ndaj policëve, autori kishte marrë peng një grua. E gjitha zona ku ndodhi krimi u bllokua, ndërsa të pranishmit u larguan në panik e sipër.

Sicred