KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjika vazhdon përgatitjet për botëror

Belgjika vazhdon përgatitjet për botëror

Belgjika është një tjetër skuadër që do të marrë pjesë në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Skuadra nën drejtimin e trajnerit Roberto Martinez është grumbulluar dhe ka nisur stërvitjen në tubiz. Ai pranon se do ta kenë të vështirë kalimin e grupit, kur dihet që përballë do të ketë Anglinë, një skuadër me histori në futbollin botëror. “Është një periudhë vërtet e rëndësishme për ne në aspektin e testimit. Në botëror do të përballemi me Anglinë, një ekip shumë I fortë që ka në përbërje lojtarë mjaft të mirë. Por të mos harrojmë që edhe kundërshtarët e tjerë nuk kanë ardhur kot në botëror. Ata do të japin gjithçka për të arritur fitoren” – tha Martinez. Megjithatë, futbollistët që ka në dispozicion Martinez, po stërviten seriozisht dhe ai është I bindur se do të zhvillojnë ndeshje të bukura ashtu siç ka bërë gjithnjë në veprimtaritë ndërkombëtare. “Ne jemi këtu duke u përpjekur të ndërtojmë një ekip që të jetë sa më i përgatitur për të shkuar në kupën e botës. Si dhe të vazhdojmë të realizojmë traditën e kulturës pozitive, të një ekipi në rritje që di të përballet me kundërshtarët e vështirë. Ne do të japim gjithçka që kemi për të marrë maksimumin në këtë veprimtari” – tha ai. Pyetjes së gazetarëve se a do të arrijë belgjika në finalen e botërorin, mbrojtësi Jan Vertongen iu përgjigj: “Kjo është një pyetje e vështirë – tha ai. – Botërori është një arritje mjaft e madhe dhe e rëndësishme. Ne do të bëjmë gjithçka që të arrijmë në finale”.

Sicred