KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjika shfaqet e frikshme, “çmonton” Tunizinë

Belgjika shfaqet e frikshme, “çmonton” Tunizinë

Belgjika ka dëshmuar edhe një herë pse është cilësuar nga specialistëst si favorite për ta fituar Botërorin e këtij viti në Rusi. Ajo ka mposhtur të shtunën bindshëm Tunizinë, me rezultatin e thellë 5-2, në takimin e vlefshëm për grupin G.
Përtej shifrave përfundimtare, ajo që spikati në këtë takim është fakti se belgët e kanë bërë Tunizinë, që ishte aq e disiplinuar dhe luftarake në atë humbje 1-2 me Anglinë, të duket një skuadrës mediokër. “Djajtë e kuq” kanë kaluar të parët në epërsi me atë të Hazardit, që pas vetëm 6 minutash lojë kthen në gol një 11-metërsh.
Belgjika ka kontrollin e lojës në dorë dhe 10 minuta më pas, Lukaku do të dyfishojë shifrat, duke finalizuar me sukses një aksion të evropianëve.
Megjithatë, afrikanoveriorët do të reagojnë menjëherë dhe, vetëm pas dy minutash, në të 18-tën, shkurtojnë largësinë e golave me anë të Dilan Bronit.
Përtej shpresave që ndez ky gol i Tunizisë, belgët vazhdojnë të dominojnë dhe gjejnë edhe golin e 3-të në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Lukaku firmos dygolëshin e tij personal në këtë ndeshje.
Pjesa e dytë do të dhurojë edhe 3 gola të tjerë, pasi edhe Eden Hazard do të firmosë dygolëshin e tij në këtë ndeshje, duke realizuar në minutën e 51-të.
Minutat e fundit do të sjellin edhe dy gola, nga një për secilën skuadër. I sapo futuri në fushë Batshuaji do të shkruajë emrin e tij në listën e shënuesve, për të 5-tin e Belgjikës. Kurse Hazri do të shkurtojë largësinë e golave për Tunizinë, por Belgjika ka fituar 5-2 dhe është në 16-she, ndërsa afrikanoveriorët eliminohen.

Sicred