KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjika fiton medaljen e argjentë në Botërorin e Rusisë
Belgjika fiton medaljen e argjentë në Botërorin e Rusisë

Belgjika fiton medaljen e argjentë në Botërorin e Rusisë

Kampionati i 21-të Botëror i Futbollit, që po mbahet në Rusi dhe po sillet për sportdashësit ekskluzivisht dhe falas nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka luajtur të shtunën pasdite aktin e tij të parafundit. Belgjika dhe Anglia kanë zbritur në fushën e blertë të Stadiumit të Shën Pjetërburgut për duelin për vendin e 3-të dhe të 4-t, apo, siç njihet ndryshe, finalja e vogël, apo e ngushëllimit. Dhe belgët janë ngushëlluar me vendin e 3-të në Botërorin “Rusi 2018”, pasi kanë triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Anglisë. Ndeshja ka nisur praktikisht me gol, pasi Tomas Munjër do ta kalojë Belgjikën në epërsi pas vetëm 4 minutash lojë.
Belgët do të vijojnë ta dominojnë pjesën e parë, duke krijuar edhe raste të tjera për shënim, por herë për pasaktësi në finalizim, e herë për meritë të gardianit të portës angleze, Pikford, ata nuk do të arrijnë ta gjejnë golin e dytë. Kurse Anglia kishte vetëm një rast të mirë për të shënuar, me kapitenin Herri Kejn, i cili shkoi dëm mundësinë për ta çuar në 7 numrin e golave që ka shënuar në këtë Botëror. Për rrjedhojë, pavarsisht përpjekjeve të Belgjikës, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë njëgolëshe të saj.
Ndërsa pjesa e dytë do të jetë më e hapur dhe më e luftuar, me Anglinë që kërkon golin e barazimit, por edhe me Belgjikën që kërkon golin e dytë, që praktikisht do ta mbyllte takimin. Dhe rastet nuk kanë munguar, ndonëse anglezët i falen instinkteve të Pikfordit për të mos pësuar një gol të dytë. Por portieri anglez nuk mund të bënte asgjë 8 minuta para fundit, kur Eden Hazard shënon edhe golin e dytë dhe vulos fitoren 2-0 të Belgjikës.
Kështu, nga një gol për secilën pjesë loje u ka mjaftuar belgëve për të shkuar një hap më larg sesa ai vend i 4-t në 1986-ën në Meksikë, ndërsa anglezët detyrohen të kënaqen me vendin e 4-t.
Tashmë vemendja është përqëndruar në finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë që luhet të dielën në Moskë. ashtu si gjithë takimet e tjera ai do të përcillet nga rrjeti RTSH që nga ora 17.

Sicred