KRYEFAQJA » LAJME » Belgjika ankohet për azilantët shqiptarë

Belgjika ankohet për azilantët shqiptarë

Shqetësimi për shqiptarët që kërkojnë azil në Belgjikë i është shprehur sot organeve shqiptare nga sekretari belg i shtetit për Azilin dhe Migracionin Teo Fransken. Ai takoi në Tiranë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Kufirit. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me zv ministren e Brendshme Rovena Voda, Fransken tha se për riatdhesimin e shqiptarëve pa dokumentacion janë organizuar ç’do muaj fluturime drejt vendit tonë. Zyrtari belg foli edhe për përdorimin force nëse shqiptarët nuk do të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen. Zëvendësministrja e Brendshme shqiptare Rovena Voda përmendi masat e marra deri në rastet e procedimit penal të efektivëve që përmes korrupsionit lejonin kalimin e personave me probleme.
Më herë zyrtari belg u takua me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshë dhe azil kërkimit

Sicred