KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Belgjika e Britania përkujtojnë viktimat e sulmeve terroriste

Belgjika e Britania përkujtojnë viktimat e sulmeve terroriste

Belgjika dhe Britania përkujtojnë viktimat e dy sulme të ndara, që ndodhën më 22 mars të vitit 2016 dhe 2017. 32 persona u vranë dhe mbi 300 u plagosën, në tri sulme të koordinuara në Belgjikë më 22 mars 2016. Dy sulme ndodhën në aeroportin Zaventem në Bruksel, ndërkaq një në stacionin e metrosë Maelbeek, në qendër të kryeqytetit belg. Përgjegjësinë për këto sulme e kishte marrë grupi militant Shteti Islamik. Në Londër, më 22 mars të vitit të kaluar, pesë persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, pasi britaniku i konvertuar në islam, Khalid Masood, goditi me makinën e tij kalimtarët në urën Ëestminister në qendër të Londrës, përpara se të godiste për vdekje me thikë një zyrtar policor para parlamentit britanik. Shteti islamik kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, por hetuesit kanë thënë se nuk kanë gjetur prova të bashkëpunimit mes sulmuesit dhe grupit terrorist. Pas këtij sulmi, Britania ka qenë objektiv edhe i katër sulmeve të tjera, përfshirë tre sulme në Urën e Londrës, në Finsbury dhe në stacionin e metrosë Parsons Green.

Sicred