KRYEFAQJA » LAJME » Begaj del pozitive edhe në testin e dytë, por betohet: Jam e pafajshme!

Begaj del pozitive edhe në testin e dytë, por betohet: Jam e pafajshme!

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj e cila u shpall nënkampione e botës në Kampionati Botëror i Peshëngritjes në Anaheim të SHBA, ka rezultuar pozitive edhe në testin e dytë të dopingut. Por sportistja është betuar se është e pafajshme. Në një konferencë për shtyp të premten në mesditë Begaj u përlot ndërsa tha “Jemi vend i botës së tretë, po të isha amerikane do ta kisha medaljen në qafë” tha Bega. Peshëngritësaja shqiptare ka puthur Kuranin, është betuar para tij dhe flamurit shqiptarsi dhe për dy njerëzit e vet më të shtrenjtë se është e pastër. “Deri në ditën e fundit betohem para Kuranit, flamurit popullit tim dhe i vë duart mbi këto gjera më të shtrenjta që kam, kam një emër Romela Begaj. Gjaku im është i pastër si zoti më ka krijuar, betohem për kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë që kam në jetë se këto medalje i ka marrë me gjak, me bukë e pa bukë, kam sakrifikuar dhe gjithë sakrifica e familjes sime është kjo që kam” tha ajo duke përlotur.
Peshëngritësja Romela Begaj iu drejtua me një thirrje gjithë atyre që sot kanë lëshuar akuza. “Mos merrni pjesë në krim. Si keni familje, fëmijë dhe prindër i dhemb kur i hidhet poshtë djersa e gjaku. Unë jam këtu, gati për cdo verifikim. Jam kampionia e botës, e kam mundur një botë me pastërti, në 12 të natës të çohem prapë do ti mund” tha Begaj.

Sicred