KRYEFAQJA » LAJME » Beckham: Dua akademinë në Miami

Beckham: Dua akademinë në Miami

Devid Bekam dëshiron të sjellë traditën e Mançester Junajtid për zhvillimin e futbollit të të rinjtë edhe në Miami. Ylli i futbollit anglez ka festuar përfundimin e kohës së pritjes prej 4 vitesh derisa mori në zotërim të plotë skuadrën amerikane dhe aktivizimin e saj në MLS. Edhe pse nuk është përcaktuar ende emri apo logo, ka nisur puna për ndërtimin e një stadiumi prej 25,000 vendesh në Overtown, një zonë larg qendrës së Miami, ku grupi i bashkëpronarëve së bashku me Bekam kanë blerë një ngastër toke e cila përfundimisht do të kushtojë më shumë se 25 milionë dollarë. Duket se çështja e blerjes së tokës nuk do të zgjidhet deri në qershor. Bekam e di mirë se që të rriten të ardhurat e skuadrës duhet të marrë në skuadër emra të mëdhenj futbollistësh të cilët mund të jenë një mënyrë e mirë marketingu. Ai është pyetur nëse mund të marrë Kristiano Ronaldon. Për këtë ish-futbollisti anglez përgjigjet: “Duhet të pyesni Ronaldon nëse do të donte të vinte këtu apo jo”. Ish mesfushori i Mançester Junajtid, Realit të Madridit dhe Milanit e di mirë se që një skuadër të ketë sukses duhet të ketë futbollistë të rëndësishëm në përbërje. “U kam bërë thirrje shumë lojtarëve të mirë dhe natyrisht që duhet të vijnë disa yje. Skuadra ka nevojë për disa të tillë që të ketë sukses. Por fillimisht ëndrra ime është të krijoj një akademi të rinjsh. Duket të kemi një bazë fëmijësh të talentuar që të krijohen brezat e parë, të cilët do të furnizojnë më pas ekipin e parë – tha Bekam. “Grupi i pronësisë e ka bërë të qartë, se roli im është të gjej menaxherin e duhur por dua të përqendrohem në filozofinë e klubit dhe ekipit”.

Sicred