KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE, zgjerohet skandali i vezëve

BE, zgjerohet skandali i vezëve

Bashkimi Evropian njoftoi se vezet e infektuara me insekticidin e demshem “fipronil” jane shitur ne shtate shtete. Kjo zgjeron dukshem hapesiren gjeografike te skandalit me te ri me shitjen e vezeve te infektuara. Autoritetet holandeze njoftuan se nga fundi i korrikut kane mbyllur fermat, pasi ne veze u gjet koncentrim i larte i “fipronil” – insekticid i ndaluar per perdorim per shkak te pasojave negative per shendetin e njerezve. Belgjika ka nisur hetime ne qershor, por deri ne korrik nuk ka njoftuar Komisionin Evropian per perdorimin e insekticidit te ndaluar. Gjermania, super-marketet e se ciles rregullisht marrin dergesat e vezeve holandeze, ka nisur hetimet e veta ne korrik. Zedhenesja e Komisionit Evropian, Ana-Kaisa Itkonen tha se Holanda, Belgjika dhe Gjermania permes rruges se sistemit te BE-se per paralajmerim per sigurine e ushqimit kane paralajmeruar vendet tjera se vezet e infektuara mund te jene eksportuar edhe ne keto shtete. Holanda ka paralajmeruar Suedine se vezet e infektuara ne fillim te gushtit jane derguar ne kete vend, ndersa paralajmerime te ngjashme u jane derguar edhe Zvicres, Frances dhe Britanise se Madhe. Organizata Boterore e Shendetesise ka vleresuar se “fipronil” ne sasi te madhe eshte “mesatarisht helmues” per njerezit, pasi mund te jete i rrezikshem per veshke, melçi dhe gjendrat tiroide.

Sicred