KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE zgjat edhe një vit sanksionet ndaj regjimit të ASAD

BE zgjat edhe një vit sanksionet ndaj regjimit të ASAD

Bashkimi Evropian ka vendosur një ditë më parë që të zgjasë edhe një vit sanksionet e vendosura ndaj regjimit të Bashar al Assad. Në deklaratën nga Këshilli i BE-së është bërë e ditur se masat kufizuese ndaj regjimit sirian janë zgjatur deri më 1 qershor të vitit 2019. Nga BE-ja thuhet se vendimi për zgjatjen e masave kufizuese është marrë për shkak të shtypjeve të regjimit ndaj popullit civil, ndërsa janë përditësuar edhe institucionet dhe personat në listën e sanksioneve. Në deklaratë më tej bëhet e ditur se ndaj 67 institucioneve dhe 259 personave pro-regjimit janë zbatuar sanksione të ndalimit të udhëtimit dhe ngrirja e aseteve, ndërsa theksohet se 4 prej këtyre kanë kontribuar në zhvillimin e përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve në Siri. Mes sanksioneve të BE-së ndaj regjimit gjenden embargo të naftës, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë që gjenden në BE, si dhe ndalimi i importeve të pajisjeve që mund të ndihmojnë regjimin për të rritur presion.

Sicred