KRYEFAQJA » LAJME » BE: Thirrja për një pezullim të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve dhe angazhimet e marra nga Kosova
BE keqardhje për moslejimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë

BE: Thirrja për një pezullim të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve dhe angazhimet e marra nga Kosova

Bashkimi Europian ka reaguar ndaj rezolutës së sapomiratuar nga Kuvendi i Kosovës, sipas së cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt. “Thirrja për një pezullim të dialogut të lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës”, sic përcakton rezoluta deri në lirimin e Ramush Haradinaj, “nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk është në përputhje me angazhimet e marra në mënyrë të vazhdueshme nga Kosova” vlerësohet në deklaratën e posacme për shtyp të Komisionit Europian.  “Kosova ka qenë gjithmonë e angazhuar, në mënyrë të vendosur, për dialogun dhe për një normalizim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për hir të popullit të saj, por edhe për shkak se përparimi në dialog është parakusht për përparimin në rrugën drejt BE-së” bëri të ditur zëdhënësja Koçijanëië. Deklarata bën thirrje ndaj “të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialog deri më tani dhe për të avancuar në këtë mënyrë edhe me normalizimin e marrëdhënieve dhe perspektivën e vendit në BE”. (Përgatiti Arta Tozaj)

Sicred