KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE tarifa hakmarrëse ndaj mallrave të SHBA
BE tarifa hakmarrëse ndaj mallrave të SHBA

BE tarifa hakmarrëse ndaj mallrave të SHBA

Bashkimi Evropian ka prezantuar tarifat hakmarrëse në mallrat amerikane, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur tarifa në importet e çelikut dhe aluminit evropian. Tarifat në vlerë të 2.8 miliardë eurove në produktet amerikane kanë filluar së aplikuari nga sot. Kjo masë është vënë në produktet amerikane siç janë uiski, motoçikletat dhe lëngu i portokallit. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se masat e vëna nga SHBA-ja dhe BE-ja janë kundër “logjikës dhe gjithë historisë”. Në po të njëjtën kohë, India ka rritur taksat në 29 produkte që importohen nga SHBA-ja, duke përfshirë disa produkte bujqësore, çelikun dhe produkte të hekurit, në shenjë hakmarrje ndaj tarifave amerikane. Masat e reja indiane do të nisin së zbatuari nga 4 gushti. Administrata e Trumpit ka njoftuar në muajin mars se do të vendoste tarifa prej 25 përqind në çelik dhe 10 përqind në alumin në produktet e importuara në SHBA. Vendimi amerikan ka filluar së aplikuari nga 1 qershori duke prekur BE-në, Kanadanë, Meksikën dhe aleatë të tjerë të ngushtë të SHBA-së, duke përfshirë Indinë.

Sicred