KRYEFAQJA » LAJME » BE, projekt për mediat publike të Ballkanit Perëndimor

BE, projekt për mediat publike të Ballkanit Perëndimor

Mediat publike në Ballkanin Perëndimor do të bashkëpunojnë më shumë për demokratizimin dhe zhvillimin e tyre si pjesë e një projekti të Bashkimit Europian. Menaxheri i këtij projekti nga Komisioni Europian Karl Giacinti në fjalën e tij theksoi se nuk mund të ketë demokraci pa një media publike të pavarur dhe pa gazetarë që ju mbrohen të drejtat e tyre. “Reformat në mediat publike në vendet e Ballkanit Perëndimor janë poshtë pritshmërive të Bashkimit Europian , dhe reformat janë një element i rëndësishëm i demokratizmit drejt hyrjes në BE” tha zoti Giacinti. Sipas tij “Reformat dhe strategjitë gjithpërfshirëse në mediat publike duhet të reflektohen në ligj , dhe ky i fundit duhet të sjellë autonomi për financimin e trasmetuesve publike . Këto janë masa të domosdoshme nëse kërkoni të jeni pjesë e negociatave me Bashkimin Europian” sugjeroi ai.
Ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i unionit të transmetuesve europianë Noel Curran u ndal tek sfidat që po kalojnë mediat publike jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Europë. “Mediat publike përballen me sfida ekonomike dhe politike të cilat kanë një ndikim negativ në pavarsinë e tyre. Në Europë po përballemi me parti politike që duan që kjo media të zhduket tërësisht dhe kjo është e rrezikshme dhe është një sfidë shumë e madhe” tha zoti Curran. “Sfidë kryesore është edhe tërheqja e audiencës në një kohë kur zhvillimet teknonogjike e vështirësojnë një gjë të tillë” bëri të ditur ai. “Në Shqiperi, tha drejtori i përgjithshëm i unionit të transmetuesve europianë Noel Curran, jemi të shqetësuar për propozimet për të hequr faturën e trasmetimit. Këto janë sfida që nuk mund të kalohen vetëm, prandaj bashkëpunimi ynë duhet të jetë më i madh” tha zoti Curran.
Në këtë konferencë gjithashtu u deklarua se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë mediat publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe me fonde shtesë për të garantuar një media publike e pavarur dhe cilësore.

Sicred