KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE përpjekje për përmirësimin e analizave të ushqimeve
BE përpjekje për përmirësimin e analizave të ushqimeve

BE përpjekje për përmirësimin e analizave të ushqimeve

Bashkimi Europian do të vërë një milion euro në dispozicion të përpjekjeve për përmirësimin e analizave të produkteve ushqimore. Disa prej anëtarëve europiano-lindorë të bllokut ankohen prej kohësh për atë që e përshkruajnë si “aparteid ushqimor” në radhët e tij, ndaj Brukseli ka dalë me disa propozime për rritjen e cilësisë së prodhimeve ushqimore në këto vende. Për Komisioneren europiane të Mbrojtjes së Konsumatorëve, Vera Jourova, standardet e dyfishta në cilësinë e produkteve ndikojnë besimin e qytetarëve në tregun e përbashkët të BE-së. “Mendoj se kemi një plan të mirë”, shtoi ajo në takimin me krerë të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, që të katërta këto, vende të cilat kanë shprehur shqetësim mbi faktin që konsumatorëve atje u ofrohen artikuj me cilësi më të ulet sesa ato në shtetet perëndimore të unionit.

Sicred