KRYEFAQJA » LAJME » Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë çështje kryesore e integrimit

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë çështje kryesore e integrimit

Plani i ri strategjik prej 19 faqesh i Bashkimit Europian për të nxitur vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, në rrugën drejt integrimit ende nuk parashikon mënyrën se si ai do të zbatohet. Ky shqetësim u ngrit në aktivitetin e zhvilluar sot në ambientet e BE-së në Tiranë ku mes të tjerash u tha se nuk do të ketë integrim nëse vendet e Ballkanit nuk do të bëjnë progres në kapitujt 23 dhe 24,  që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Sundimi i Ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë çështja kryesore e integrimit. Bashkimi Europian nuk do të tolerojë nëse nuk ka ecuri në kapitujt 23-24, vetëm kur të ketë ecuri në këto pika do të ketë integrim. Shqetësim për të gjitha vendet e rajonit mbetet kapja e politikës dhe rënia e lirisë së medias” tha zoran Zeçev i Institutit të BE për Studime të Sigurisë. Përsa i përket Shqipërisë problem në procesin e integrimit është faktori politik që vazhdimisht ndjek axhendë personale. “Shqipëria është një nga vendet që e ka filluar procesin shumë më shpejt dhe ka ngelur mbrapa. Ne shikojmë edhe standarte të dyfishta të aktorëve politikë se si ata ndjekin axhendat e të ngushta personale. Politika duhet të mos ketë vetëm retorike, por edhe të ndërmarrin hapa përpara në interes të integrimit të vendit” tha nga ana e tij Arian Dyrmishi Ekspert i Sigurisë. Brenda muajit qershor pritet që Komisioni Europian të ngrejë një grup pune që do të zhvillojë mënyrat se si do të realizohet strategjia e re për Ballkanin në mënyrë që të nxisë procesin e reformave.

Sicred