KRYEFAQJA » LAJME » BE per Ballkanin Perendimor

BE per Ballkanin Perendimor

Zërat për kthimin e Ballkanit perëndimor ne realitet europian janë përforcuar edhe me nisjen e vitit të ri. Mediat kanë cituar përfaqësuesen e lartë për politikën e jashtme europiane Mogerini për pritmëritë e ndërtuara sipas përparësive të BE për vitin 2018. Në sytë e zyrtares më të rëndësishme europiane të kësaj fushe, viti që sapo u mbyll dhe pse nuk ishte i lehtë shënoi zgjidhjen e një sërë krizash në Ballkanin perëndimor. Duke iu referuar vizitave të gjashtë kryeqyteteve ballkanike në disa prej momenteve më të vështira, në disa raste gjatë krizave të thella politike, Mogerini ka ndarë të marrë me vete në vitin e nisur vendimet e guximshme dhe punën e madhe të kryer së bashku, që ia ka dhënë një drejtim krizave dhe shumicës së tyre si zgjidhje. Ajo që zyrtarët europiane e kanë paralajmëruar shpesh së fundmi për vitin 2018 si thelbësor për europianizimin e vendeve të Ballkanit, në termat e Mogerinit është formuluar si rifillim i rrugës se reformave sipas busullës së integrimit të Bashkimit Evropian. Ky proces do të sillte rezultate të rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën në tërësi, është shprehur qartë Mogerini duke deklaruar interesat europiane në nivelet e politikës afatvepruese.

Nga ana tjetër, zërat e një politike ndërverpuese vijnë anëtari më i vjetër i Be në Europën juglindore, Greqia, që përmes ministrit të jashtëm Kocias ka deklaruar të afruarit e palës greke ndaj një zgjidhjeje për çështje që po bëhen shekullore me qëndrimin e tyre pezull mes dy vendeve që ndajnë histori nga më të vjetrat e Europës. Në ditët e para të vitit dhe pak para mbajtjes së takimit me Tiranën zyrtare, Kocias paralajmëron publikisht rënien e ligjit të luftës me Shqipërinë me gjasë edhe në protokollet greke.Deklarimet pas mbledhjes së qeverisë greke e bëjnë më të pranishëm besimin se ndërveprimi diplomatik Shqipëri- Greqi jo vetëm nuk do të pengojë Shqipërinë me formatin e një vetoje kundërshtuese në BE, por përkundrazi do ekspozojë të dy vendet me një politikë të maturuar dhe mbështetëse brenda fokusit europian.

Vendimet që duket se nuk do t’i pengojë dot më asnjë forcë jashtëeuropiane, pritet të riformatojnë një proces si ai i Selanikut 2003 në Samitin e paralajmëruar të Bullgarisë, që mban edhe kryesinë e radhës së BE në gjashtë mujorin e parë. Formatet e pandjeshme për qytetarët e Ballkanit, por edhe ata europianë, do të duhet të flasin qartë këtë herë më shumë për vendime, se sa për angazhime, nëse europianët do të duhet të besohen kur thonë se është edhe interesi i tyre përfshirja e Ballkanit perëndimor në kontinentin e vjetër, të nisur pikërisht nga Ballkani.

Sicred