KRYEFAQJA » LAJME » BE-partneri më i madh tregëtar i Shqipërisë

BE-partneri më i madh tregëtar i Shqipërisë

Bashkimi Europian vazhdon të mbetet partneri tregtar kryesor i Shqipërisë, sipas raportit për politikat monetare të Bankës Kombëtare. Ndër cilësimet e raportit sipas orientimit gjeografik, vendet e Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Italia mbeten partnerët kryesorë tregtarë si në terma të eksporteve, ashtu edhe në terma të importeve.
Rritja e eksporteve të lëndës djegëse dhe energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e peshave të partnerëve të tillë si Spanja, Serbia dhe Zvicra raporton Banka e Shqipërisë.
Rritja e eksporteve ka ulur deficitin tregtar në rreth 12.8 në terma vjetorë konstaton i njëjti raport si rrjedhojë e rritjes së shpejtë të tyre, por edhe ngadalësimit të shtimit të importeve. Referuar të njëjtit tregues e burim, eksporti i mallrave në vlerë është zgjeruar me rreth 17.8 përqind në vit gjatë tremujorit të dytë të 2018, një vlerë e ngjashme kjo edhe me tremujorin e parë.
Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan rritje prej rreth 8.6% në nivel vjetor, ndikuar në masë të madhe nga zgjerimi vjetor i eksportit të mallrave me 20.6%.
Ndërkohë, eksporti i shërbimeve gjithashtu u zgjerua me 5.0% në nivel vjetor. Orientimi organik nga tregu europian ndjek trendin e konstatuar në raportin e fundit të Komisionit Europian për lëvizjen e lirët të mallrave të vlerësuar me ecuri normale. Në këto marrëdhënie, Bashkimi Europian ka sugjeruar megjithatë që Shqipëria duhet të vazhdojë të harmonizojë legjislacionin e saj me atë të BE-së, veçanërisht në fushën e metrologjisë dhe standardizimit, si dhe të forcojë më tej kapacitetin e Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut.

Sicred