KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE: Paketimet deri në vitin 2030 të jenë ekologjike dhe 100 përqind të riciklueshme
BE: Paketimet deri në vitin 2030 të jenë ekologjike dhe 100 përqind të riciklueshme

BE: Paketimet deri në vitin 2030 të jenë ekologjike dhe 100 përqind të riciklueshme

BE ka shpallur luftë kundër mbetjeve plastike si pjesë integrale e një plani urgjent për të pastruar Evropën dhe për të bërë që të gjitha llojet e paketimeve deri në vitin 2030 të jenë ekologjike dhe 100 % të riciklueshme.
Pas vendimit të Kinës për të ndalur importin e çdo mbetje të huaj të riciklueshme, Brukseli ka shpallur planin strategjik që do të radikalizojë menaxhimin e mbetjeve brenda kontinentit europian. Për të arritur objektivat e këtij plani ambicioz është parashikuar të investohen 350 milionë euro në kërkim. Zv/presidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermans tha se prioritet i Brukselit është që të eliminojë përdorimin e plastikës se dëmshme që kërkon 5 sekonda të prodhohet dhe 500 vjet për t’u shpërbërë. Në rast se nuk veprohet tani në menyra radikale, Timmermans paralajmeron se për 50 vjet do të kemi më shumë plastike se peshq në oqeanet tona dhe pasojat për brezat pasardhës do të jenë katastrofike në pikëpamjen ekologjike dhe shëndetësore.

Sicred